15,05,2024

Rrahje e të rinjve në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.02.09.2017. Rreth orës 23:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”  në Ferizaj  ka ndodhur një rrahje në mes një grupi të të rinjve.

Një grup prej më se 20 të rinjsh  në rrugën kryesore të qytetit janë përleshur mes veti, ku sipas dëshmitarëve të rastit janë përdorë edhe mjete të mprehta (thika).

Me rastin janë njoftuar edhe policia e cila menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes.

Nuk raportohet për të lënduar apo të arrestuar.

Por ky rast si duket ka prekur shumë  edhe kalimtarët e rastit e sidomos nënat me fëmijë.

“APEL!!! Të shohësh në mes të sheshit të rinj që përleshen me thika dhe në anën tjetër të shohësh qytetarët teksa ecin sikur s’po shohin gjë është brengosëse dhe tronditëse!  LUS të gjithë qytetarët, që kur shohin diçka të tillë të lajmërojnë policinë në numrin 192. Vejeni dorën në zemër dhe shihni në turmën që përleshet fēminë tuaj apo këdo tuajin dhe lajmëroni rastin. Çdo i ri / e re e lënduar apo dhunuar në çfarëdo forme është edhe përgjegjësi e jona qytetare” ka shkruar Hysnije Mustafa-Shamolli, asambliste komunale, e cila  në këto qaste po kalonte andej.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img