05,05,2024

Rrahen për një parcelë, arrestohen dy persona në Ferizaj

Must Read

Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 15:00 ka pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një rast të lëndimit  trupor.

Ngjarja kishte ndodhur kur dy personat me inicialet S.A ( M/K) i moshës 35 vjeçar dhe J.A (M/K) i moshës 30 vjeçar, shkak i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre, për një parcelë (ngastër toke) kishin pësuar lëndime  trupore mes vete nga sulmet fizike, të cilët më pas për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj.

Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur policët hetues të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim trupor”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img