28,04,2024

Roshi e Balaj ishin afër Paris Saint-Germain

Must Read

Bekim Balaj është protagonistë gjatë këtij sezoni me skuadrën e Terek Grozny. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare po shkëlqen pasi ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje, duke kryesuar renditjen e golashënuesve në Rusi.

Në një intervistë të dhënë për “Izvestia.ru”, Balaj ka folur për kalimin në Rusi te Grozny, duke konfirmuar se është ambientuar shumë shpejt me skuadrën, ndërsa ka rrëfyer edhe një moment të veçantë në karrierë.

Bëhet fjalë për testimin që ka kaluar te skuadra e njohur e PSG-së, dhe ishte shumë pranë firmës, por u pengua nga drejtuesit e Vllaznisë.

“Isha vetëm 16 apo 17 vjeç, dhe ne, bashkë me shokun tim të skuadrës te Terek, Roshin, shkuam te francezët e PSG për testime. Mendoj se gjithçka shkoi mirë, por në fund nuk arrita të siguroja një kontratë.

Presidenti i klubit tim shqiptar të asaj periudhe nuk arriti akordin me gjigantët francezë. Ajo ishte hera e parë kur u largova nga Shqipëria për të mësuar se si veprojnë klubet në vende të tjera. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer”, është shprehur Balaj.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img