02,02,2026

Ronaldo te Juventusi? Vjen reagimi i Spallettit

Must Read

Spalletti ka thënë se skuadra e tij nuk duhet të ndjehet aspak inferiore me transferimin e Ronaldos te Juventusi.
Zonja e Vjetër po cilësohet favorite e madhe për të triumfuar sërish në Serie A, sidomos pas transferimit të pesë herë fituesit të Topit të Artë.
“Cristiano Ronaldo është një kampion i madh. Por askush nuk mund të na bëjë të ndihemi inferiorë kundër dëshirës tonë”, ka deklaruar Spalletti.
“Do t’i japë forcë dhe shikueshmëri kampionatit italian. Për nga personaliteti është një prej më të fortëve të të gjitha kohërave. Ka entuziazëm të madh, në atmosferë ndihet aromë e një futbolli të madh dhe kjo gjë mund të ndikojë pozitivisht në lëvizjen tonë”./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img