05,11,2025

Ronaldo në Juventus? ‘Marca’ ka një kërkesë për Real Madridin

Must Read

Portugezi është afër t’i jap fund aventurës nëntë vjeçare në ‘Santiago Bernabeu’, për t’u transferuar në Itali te Juventusi.
Mediet në Spanjë dhe Itali tashmë janë të sigurta se marrëveshja është afër, me Juventusin që do t’i paguajë Real Madridit 100 milionë euro për pesë herë fituesin e Topit të Artë.
Nëse ky transferim realizohet, media e madhe sportive ‘Marca’, i ka bërë një apel publik skuadrës së Real Madridit.
‘Marca’ përmes një artikulli i ka kërkuar Real Madridit që Cristiano Ronaldos t’i jepet një lamtumirë legjendare.
Kjo media cek kontributin që portugezi ka dhënë në ‘LosBlancos’, teksa po ashtu ka bërë thirrje që të mos përsëritet historia e Iker Casillas, i cili nuk mori respektin e duhur në momentin që u largua nga Real Madrid në drejtim të Portos./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img