Cristiano Ronaldo ka premtuar se nata e së martës do të jetë magjike.
Cristiano Ronaldo beson se Real Madridi mund ta përmbysë rezultatin ndaj Wolfsburgut dhe të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Si të mposhtet Wolfsburgu? Duke luajtur mirë, me 11 lojtarët në fushë, ata që janë në bankinë si dhe bashkë me 80 mijë tifozët të cilët do të më pëlqente t’i shihja duke e mbështetur ekipin, sepse kjo na jep një shtytje të madhe”, deklaroi portugezi.
“Shpresoj që të jetë një natë magjike. Skuadra ka besim të madh, trajneri ka besim të madh dhe tifozët duhet të kenë gjithashtu. E marta duhet të jetë një natë magjike”, shtoi Ronaldo.