08,11,2024

Ristani: Klemend Balili po fshihet në Tepelenë

Must Read
Klement Balili

Gjatë një konference për median në selinë blu Ristani bëri një pyetje për qeverinë dhe Ramën e Metës: A po strehohet në Tepelenë Klemend Balili dhe po ruhet nga kryetari i Bashkisë Tërmet Peçi dhe drejtori i transporteve në Gjirokastër?

Ristani tha se kjo pyetje kërkon përgjigje.

Deklarata e plotë e Arben Ristanit:

Pas presionit të hapur ndërkombëtar për arrestimin e Klement Balilit dhe pasi u prishën për pazarin e ditës, PS dhe LSI kanë nisur sherrin dhe shfaqjen e radhës.

Ndërkohë Klement Balili, i kërkuar nga gjysma e policive të Europës, nga DEA amerikane, i konsideruar nga CNN si “Escobari i Ballkanit”, është akoma i lirë, duke kapur peshk nga jahti i tij e duke bredhur nga dasma në dasëm.

Partia Demokratike e denoncoi emërimin e Klement Balilit në zyrat e shtetit, që në maj të vitit 2014. Ne bëmë publike, prova, fakte, se si në vitin 2006, ky trafikant ishte kapur në një aksion të forcave speciale me helikopter, me 750 kilogramë drogë.

Partia Demokratike kërkoi 36 herë në 2 vite e gjysmë largimin e Klement Balilit nga administrata shtetërore ku e emëruan Rama dhe Meta dhe venien e tij para drejtësisë.

E megjithatë, Rama dhe Meta, e mbajtën, e mbrojtën deri në fund, e mbrojtën edhe kur u shpall në kërkim nga Interpoli në maj të vitit 2016.

Sot, në vend që të lozin topa djegësi me Balilin, le ti përgjigjen një pyetje të thjeshtë: A po strehohet Klement Balili në Tepelenë, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Termet Peçi dhe një shefi të PS-së në Tepelenë, Dino Selemi, aktualisht edhe drejtor i transportit të Gjirokastrës??

- Advertisement -spot_img
Të fundit

100 fermerë ferizajas përfitojnë motokultivatorë nga Drejtoria e Bujqësisë

Në hapësirën para Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, pasditen e sotme u ndanë 100 motokultivatorë për 100...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img