Ridvan Zykaj pasi ka rrëmbyer një kallashnikov në dorë, ka shkuar në drejtim të banesave të kushërinjve të tij.

Si fillim ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt, ndërsa e ka gjetur kryefamiljarin aty dhe më pas ka hapur zjarr ndaj tij.

Ai ka vrarë si fillim Besimin dhe gruan e tij, Vasilikën.

Dora gjakatare e 24-vjeçarit ka shtënë edhe ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 17 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj të mitur, Ledjonin, vetëm 6 vjeç.

Pasi ka shuar familjen e parë, Ridvani ka ecur në drejtim të banesës së Demirit, (vëllait të gjyshit) ndërsa e ka vrarë atë teksa qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë, dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.

Ndërkohë, djali i Demirit, Azemi, pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur bashkë me gruan për të parë se çfarë po ndodhte dhe iu drejtuan shtëpisë se babait, por janë vrarë me breshëri plumbash të dy bashkë në rrugë.

VIKTIMAT

1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)

4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)

5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6- Ledjon Zykaj, 6 vjeç (Djali i Besimit)

7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)

8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)