22,12,2024

Rikujtimi i heronjëve të luftës që akoma japin kontributin për Kosovën

Must Read

Njesia Speciale – Zona e Shalës Bahtir Maxhuni –Tuli.

Kontributi i luftës çlirimtare është jashtzakonisht i madh kur bëhet fjalë për ushtarët, heronjtë tanë të cilët dhanë gjithçka për Kosovë.

Të flasesh për heronjt kurr nuk është mjaftueshëm, ashtu si kontributi i tyre për Kosovën. Me luftë e UÇK-së, me gjakun e dëshmorëve, sakrificën e popullit shqiptar, pa harruar faktorin ndërkombëtarë arritëm që të jemi të lirë nga regjimi serb.

Kur e mendoj më shumë se një decenjë më parë, vizioni për liri, vendosshmëria e ushtarëve për sakrificë, me kthehet ajo ndjenjë e madhe e asaj kohe, ndjenjë që të mallëngjen e të bën ta duash akoma më shumë vendin tënd.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk u ndalën kurr së luftuari, për këtë tokë të shenjtë. Ata i thanë regjimit serb, Stop, ne jemi këtu dem baba dem, jemi këtu pasardhës të pellazgëve dhe luftetarë ndër shekuj
Ndjenja e respektit me shtyu të shkruj për luftëtarin e lirisë ku në sytë e tij kam parë atdhedashurinë për kombin shqiptar.

Bahtir Maxhunaj, me nofkën TULI, i cili luftoi në Zonën Operative të Shalës.

Ai është njeri i thjeshtë, i mençur dhe i respektuar nga të gjithë.

Aty ku dëgjohej zëri i frontit, aty ishte Tuli. Lufta e zhvilluar në Zonën e Shalës është konsideruar një luftë e madhe, ku në krye të Njesisë Speciale ishte Bekim Shyti, një luftetarë dinamik, një strateg që gjithmonë dinte si të vepronte dhe ishte gjithmonë afër ushtarëve.

Në atë zonë kanë qenë edhe Iliri, Llazen, Lepuri, Tisi, Dada, Coli, Sefa, Sedati 007, Shaba, Matiasi e dëshmori Adnan Shyti.

Komandant Enver Oruqaj, tregon për për Bahtir Maxhunin- Tuli, se ishte ushar i dalluar i brigadës 142 i ZOSH-së.Tuli ishte angazhuar në Njesinë Speciale që komandohej nga Bekim Shyti.

Kontrobuti i Bahtir Maxhunit shihet edhe tani. Ai pas luftës vazhdoi shkollimin, i cili ka doktoruar në Të drejtën evropiane.

Lavdi deshmorëve dhe respekt heronjëve që vazhdojnë akoma të kontribuojnë për Republikën e Kosovës./Shkruan: Sami Fejza

Me datë: 01 Gusht 2016

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img