16,09,2025

Rikthehet automobilizmi në Gjakovë

Must Read

foto-gjakova

Automobilistët e Kosovës nesër e fillojnë kampionatin e ri, megarën e disiplinës rrethore, e cila do të zhvillohet në Gjakovë, ku garuesit do të nisin sfidat e reja.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se ata janë të motivuarpasi që për herë të parë, këtë vit do të garojnë si anëtarë me të drejta të plota të FIA-s.

Federata e Sportit të Kosovës, ashtu si edhe vetë garuesit kanë bërë përgatitjen për një kampionat të rregullt dhe atraktiv.

“Përparim Dushi, Premtor Taraku, Gentian Kulla, Liridon Kalenderi, por edhe garuesit tjerë kanë bërë investime të reja në makinat e tyre, prandaj është më se e qartë se kampionati i sivjetmë do të karakterizohet me konkurrencë edhe më të madhe se ai paraprak”, thuhet më tej në komunikatë.

Garuesit e kësaj gare, do të marrin pjesë edhe në tri gara ndërkombëtare, në Kotor, Ilirska Bistricë dhe Buzet.

Gara e nesërme në Gjakovë do të fillojë në orën13:00, ndërsa paraqita e garuesve nis që nga ora 7:30 minuta.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img