26,11,2025

Riformatimi i Qeverisë nis këtë muaj

Must Read

Drejtues të koalicionit qeverisës (PDK-LDK) janë shprehur të gatshëm ta fillojnë këtë muaj procesin e riformatimit të qeverisë. Kryeministri Isa Mustafa, duke mos saktësuar se çka do të përfshijë konkretisht ky proces, ka thënë se riformatimi do të fillojë në muajin tetor. Edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij pritet t’i ndërrojë ministrat e saj në qeveri, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Pavarësisht kësaj, deputetë të PDK-së thonë se ende nuk është biseduar për një riformatim të mirëfilltë, sado që siç shprehen ata, e përkrahin një gjë të tillë. E deputetët e LDK-së, duke e cilësuar riformatimin si të drejtë ekskluzive të kryeministrit, shprehen optimistë se ky veprim do të ndodhë.

Megjithatë, partitë opozitare nuk e shohin dobiprurës reformatimin edhe nëse ai realizohet. Madje, ato mendojnë se një gjë e tillë do të bëhej vetëm për interesa politike dhe shpërqëndrim të vëmendjes nga dështimet e qeverisë. /Zëri

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img