18,05,2024

Rezultatet LIVE (ora 00:35): Numërimi drejt fundit, partia e Gruevskit vazhdon të prijë

Must Read

(I plotësuar) – Nga rezultatet e fundit të KSHZ-së, nga numërimi i 995 mijë e 536 votave, VMRO-ja e Nikola Gruevskit vazhdon të kryesojë me 383 mijë vota ose 38.49 për qind.

Partia e dytë është LSDM-ja e Zoran Zaevit me 361 mijë vota ose 36.36 për qind, kurse në vendin e tretë renditet BDI-ja e Ali Ahmetit me 73 mijë vota ose 7.35 për qind, shkruan lajmi.net.

Lëvizja Besa është partia e katërt me 47 mijë vota ose 4.79 për qind, e pasuar nga Aleanca për Shqiptarët me 29 mijë vota (2.98 për qind) dhe PDSH-ja me 26 mijë vota (2.65 për qind).

Pra, VMRO-DPMNE, kur procesi i numërimit po shkon drejt fundit, i ka 22 mijë vota më shumë se LSDM-ja. /Lajmi.net/

REZULTATI LIVE KËTU

Rezultatet LIVE (ora 24:00): Luftë e ashpër ndërmjet Gruevskit e Zaevit, numërimi drejt fundit

Partia e dytë është LSDM-ja e Zoran Zaevit me 330 mijë vota ose 36.28 për qind, kurse në vendin e tretë renditet BDI-ja e Ali Ahmetit me 67 mijë vota ose 7.31 për qind, shkruan lajmi.net.

Lëvizja Besa është partia e katërt me 42 mijë vota ose 4.62 për qind, e pasuar nga Aleanca për Shqiptarët me 26 mijë vota (2.94 për qind) dhe PDSH-ja me 23 mijë vota (2.60 për qind). /Lajmi.net/

REZULTATI LIVE KËTU

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img