28,04,2024

Amir Rexhepi: Nëse dikush do të duhet të jap dorëheqje nga AKR, është Labinot Tahiri

Must Read

Amir Rexhepi, asamblist në Asamblenë Komunale në Ferizaj nga radhët e AKR-së ka reaguar pas deklaratës së deputetit Labinot Tahiri, se duhet të largohen nga radhët e AKR-së ai dhe ata që ndihmuan Amir Rexhepin gjatë fushatës zgjedhore.
Në reagimin e tij Rexhepi ka thënë se ai që duhet të largohet nga radhët e AKR-së është vet Labinot Tahiri i cili, sipas Rexhepit edhe është fajtori kryesorë për situatën e krijuar në degën e AKR-së në Ferizaj.
Ky është reagimi i plotë i Amir Rexhepit:

Reagim ndaj deklaratës se Labinot Tahirit!
Mbrëmë në një emision në Tv Rrokum, ai tha që do t’a largojmë Sekretarin e Degës Amir Rexhepin dhe të tjerët që e përkrahën.
Unë nuk e di se në çfarë cilësie po jep deklarata, ai, se paku tri ose kater herë ka thënë se po jap dorëheqje nga AKR.
Nga pozita e nënkryetari të AKR-se në nivel qendror ka dhëne dorëheqje, edhe nga dega e Ferizajt ka thënë se shumë shpejt do të jap dorëheqje. Unë qe 10 vite jam pjesë e AKR-së dhe vazhdoj të mbrojë interesat e votuesve të AKR-së në Kuvendin Komunal të Ferizajt.
Nëse është dikush fajtor për situatën në të cilën është dega e Ferizajt, atëherë përgjegjësia bie mbi Kryetarin e degës Labinot Tahiri.
Pra nëse dikush do të duhet të jap dorëheqje është Labinot Tahiri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img