27,04,2024

Reshjet shiu dhe ulen temperaturat, ky është parashikimin i motit për dy ditët e ardhshme

Must Read

Dy ditët e ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë moti i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në fushat barike parashihen rënie të lehta dhe këto ndryshime do të mundësojnë mot të paqëndrueshëm duke sjell reshje shiu ditën e mërkurë dhe ulje të temperaturave, kryesisht maksimaleve të ditës.

Reshjet më intensive priten në veriperëndim, perëndim dhe qendër të vendit, ndërsa pjesa lindore dhe juglindore parashihet të ketë reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.

Nuk përjashtohen mundësit që në viset malore (Alpet shqiptare dhe malet e Sharrit) të ketë reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat do të jen për 2-4 gradë më të ulëta se sa në viset mesatare dhe të ulëta.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img