29,04,2024

Reshje bore me intensitet të lartë, komuna apelon te qytetarët për shmangie të zonave malore

Must Read
Ferizaj.20.01.2018. Komuna e Ferizajt  përmes një  komunikate  ka njoftuar qytetarët se përkundër faktit që kanë  trashëguar një proces tenderues të pa përmbyllur për pastrimin e rrugëve nga bora është në gjendje gatishmërie dhe po bën përpjekje maksimale për menaxhimin e saj.
Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se përkundër faktit që kemi trashëguar një proces tenderues të pa përmbyllur për pastrimin e rrugëve nga bora është në gjendje gatishmërie dhe po bën përpjekje maksimale për menaxhimin e saj përmes veprimeve konkrete në terren për të mundësuar qarkullimin pa pengesë të qytetarëve dhe automjeteve. Ju njoftojmë gjithashtu se vlerësuar sipas raporteve në terren, të gjitha rrugët në zonën urbane dhe rurale janë të kalueshme dhe po mirëmbahen në kohë reale. Lusim qytetarët që për shkak të motit të ligë, të shmangin vendkalimet e rrezikshme në afërsi të zonave malore në territorin e komunës së Ferizajt” thuhet në njoftimin  e Komunës së Ferizajt
 
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img