Investimet në përmirësimin e infrastrukturës shkollore po vijojnë me intensitet të shtuar në Komunën e Ferizajt.Së fundmi, është paralelja e ndarë e Shkollës Filllore “Ganimete Tërbeshi” në fshatin Muhoc që i është nënshtruar transformimit rrënjësor në pamjen e jashtme të objektit si dhe rregullimin e oborrit.
Pamjet e deri pak ditëve më parë, ku pamja e jashtme e kësaj ndërtese shkollore e oborri i saj ishin tërësisht të dëmtuara e të pamirëmbajtura tashmë kanë marr pamje të re, me investimin e qeverisë lokale.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani tha se ky investim e të tjerat që po ndodhin në objektet shkollore në Ferizaj, po zhvillohen në kuadër të programit për përmirësimin e infrastrukturës shkollore e që si të tilla do të vijojnë edhe në objekte tjera shkollore varësisht nga nevoja.






