11,09,2025

Rektori Bajraktari priti përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Kosovës

Must Read

Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), e kanë vizituar sot përfaqësues të Unionit të Studentëve të Kosovës (USK), të prirë nga kryetari i Unionit Arben Mehmeti, ndërsa pjesë e këtij delegacioni ishin edhe Nehat Gashi – nënkryetar, Krenare Çerkini- nënkryetare dhe kryetarja e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit, Alketa Mehmeti.
Përfaqësuesit e USK-së, i priti në takim rektori i UShAF, Prof. Asoc. Dr. Agron Bajraktari dhe me ta bisedoi për shumë çështje që kanë të bëjnë me studentët dhe me studimet që ofrohen në universitetet publike, e në veqanti në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Rektori Bajraktari vuri në theks rëndësinë e madhe që ka për institucionet e arsimit të lartë bashkëpunimi me studentët, prandaj i përgëzoi përfaqësuesit e studentëve për punën që po bëjnë.
“UShAF do të jetë gjithmonë i gatshëm që t’ju ofrojë mbështetje në vendimet tuaja lidhur me studentët tanë. Përkrahja nuk do të mungojë nga ana jonë, sepse universitetet ekzistojnë për studentët, prandaj bashkëpunimi me juve është i një rëndësie të veqantë për zhvillimin e institucionit tonë”, tha rektori Bajraktari, ndërsa iu dëshiroi punë të mbarë edhe delegatëve të UShAF-it në Unionin e Studentëve të Kosovës.
13730840_996031813846235_3543282310446547134_o
Arben Mehmeti, kryetar i USK u shpreh i kënaqur nga kjo vizitë. “Ne si përfaqësues të Unionit të Studentëve jemi të privilegjuar që sot gjetëm një përkrahje të madhe nga ana e rektorit Bajraktari për zhvillimin e USK. Patëm nderin të bisedojmë për fushat e studimeve në këtë universitet, pasi që me programet e studimit që posedon është specifik në Kosovë në krahasim me universitetet tjera”, tha ai, ndërsa theksoi se studentët e UShAF kanë mundësi të jenë më të përgatitur për tregun e punës, falë punës së rektorit Bajraktari.
Ndërsa, Lavdim Bajrami, kryetar i Parlamentit Studentor të UShAF dhe delegat në USK, i cili po ashtu ishte i pranishëm në këtë takim, theksoi rëndësinë që ka përfaqësimi i studentëve të UShAF në Unionin e Studentëve të Kosovës, ndërsa falënderoi rektorin Bajraktari për përkrahjen e vazhdueshme të studentëve dhe punën e palodhshme që po bën në të mirë të përgatitjes sa më të mirë të studentëve në profesionet e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img