18,11,2024

Refuzohet kërkesa e avokatit të Enver Hasanit

Must Read

Avokati Bajram Tmava kishte kërkuar nga gjyqtari Shasivar Hoti që ta vlerësojë sipas detyrës zyrtare nëse është kompetent për ta gjykuar Enver Hasanin.

Kërkesën për kompetencën e gjyqtarit Tmava e kishte bazuar në nenin 242, paragrafin 3 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Në këtë paragraf të këtij neni thuhet se pas ngritjes së aktakuzës “gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues përcakton sipas detyrës zyrtare nëse ka kompetencë mbi çështjen që përbën aktakuzën”.

KALLXO.com merr vesh se gjyqtari Shashivar Hoti me një vendim të tij e ka refuzuar këtë kërkesë të avokatit të Enver Hasanit, ndërsa pas këtij refuzimi pritet të caktojë shqyrtimin kryesor të procesit gjyqësor ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Edhe avokati Tmava për KALLXO.com e konfirmoi përmes telefonit se kërkesa e tij e bërë në seancën e 15 korrikut është refuzuar.

Në këtë seancë pas leximit të aktakuzës, Enver Hasani nuk ishte deklaruar lidhur me fajësinë, ndërsa për shkak të kërkesës së avokatit për vlerësim kompetence të gjyqtarit, seanca ishte shtyrë për afat të pacaktuar.

Enver Hasani akuzohet nga Prokuroria Speciale për dy vepra penale – keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit.

Sipas aktakuzës, Enver Hasani në mënyrë të kundërligjshme në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese vendosi në lidhje me dekretin e Presidentes që kishte të bënte me vazhdimin e mandatit për tre gjyqtarët ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentes rreth vazhdimit të mandatit të 3 gjyqtarëve ndërkombëtarë, Hasani ka shënuar edhe emrin e gjyqtarit Robert Carolan, edhe pse ky gjyqtar nuk kishte marrë pjesë në shqyrtimin e kësaj çështjeje, ngase bëhej fjalë edhe për vazhdimin e mandatit të tij.

Hasani është deklaruar vazhdimisht i pafajshëm lidhur me këto akuza duke e cilësuar aktakuzën si hakmarrje ndaj tij për shkak të punës së tij si kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img