29,04,2024

Reçica merr pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim BE-Kosovë

Must Read

17.01.2018. Në Strasburg, në takimin e katërt të përbashkët të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim BE-Kosovë, kanë marrë pjesë edhe  deputet të Parlamentit të Kosovës.

Në  këtë takim u shkëmbyen  pikëpamje mbi tema të ndryshme si dhe u diskutuan shumë çështje me interes të veçantë për Kosovën, me qëllim të mbështetjes së Republikës së Kosovës në procesin e para anëtarësimit në Parlamentin Evropian.

Me këtë rast edhe deputeti Elmi Reçica ka paraqitur  të arriturat lidhur me organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve të fundit.

“Në cilësinë e përfaqësuesit të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, pata rastin të paraqes para delegacionit të BE-së, të arriturat lidhur me organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve të fundit, gjithashtu adresova rekomandimet për të ardhmen që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve” ka thënë Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img