10,03,2025

Reçica falënderon mjekët dhe personelin shëndetësor, policët dhe zjarrfikësit, apelon për kujdes

Must Read

Deputeti  Elmi Reçica  pas gjendjes së krijuar  me  konfirmimin e rasteve të infektuara me virusi COVID-19 përmes një postimi ka shprehur  mirënjohje   për mjekët dhe personelin shëndetësor, policët dhe zjarrfikësit.

Reçica ka  kërkuar shtim të kujdesit dhe përmbajtjes së udhëzimeve të profesionistëve dhe institucioneve përgjegjëse,  por jo panik.

Postimi i plotë i deputetit  Reçica

Në vendin tonë tashmë janë konfirmuar një numër i rasteve të prekura me koronavirus, andaj, kërkohet të shtojmë kujdesin dhe të përmbahemi udhëzimeve të profesionistëve dhe institucioneve përgjegjëse, por jo panikun.

Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohje për mjekët dhe personelin shëndetësor, policët dhe zjarrfikësit të cilët janë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përkundër faktit se janë duke punuar e operuar në mungesë të kushteve e mjeteve përkatëse dhe atyre mbrojtëse në përballje të luftimit dhe parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Megjithëse, qeveria ka injoruar ndërmarrjen e veprimeve dhe masave të domosdoshme në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke lejuar qarkullimin e pakontrolluar të qytetarëve që kanë ardhur nga shtetet me rrezikshmëri të lartë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut

Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu. Kjo u bë e ditur nga Ministria...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img