04,05,2024

Reçaku dhe barra historike

Must Read

 

15.01.2018. Sot e nëntëmbëdhjetë vite më parë, rrëfimet historike morën rrugën e duhur. Historia duhej ndryshuar, ishte e pritshme. Në brendi të fshatit Reçak, banorët po grumbulloheshin nga forcat paramilitare serbe. Tani këto forca shoviniste serbe kishin okupuar fshatin, për tu marrë me ato pak banorë të mbetur brenda Reçakut. Me dinakëri, në orët e hershme të mëngjesit, forcat paramilitare serbe kishin arritur të thënien rezistencën e ushtarëve të UÇK-së, të cilët ishin të pozicionuar afër vendit të quajtur Cesta. Paramilitarëve serb nuk u kishte mjaftuar gjaku i derdhur i luftëtarëve të lirisë, kërkonin shfarosjen e fshatit, kërkonin gjak shqiptari, kërkonin gjakun e reçakasëve.

Sot kur po shkruaj, ende rrënqethem i tëri, kur kujtoj viktimat, të shtënat e armëve të kalibrave të ndryshëm. Në mbrëmje po thuaj se të gjithë e kuptuan mbi ndodhin e fshatit Reqak, ishte kryer gjenocid mbi qytetarët e pambrojtur. Shumë të vrarë, aty mbi fshat, dhimbje, lot, beteja kundër policisë serbe.

Deri në mbremje u zhvilluan beteja të ashpërta në mbrojtje të kufomave, të njerzve të vrarë. Ishte e domosdoshme, që këto kufoma të mos binin në duart e forcave serbe. Ushtria, policia serbe, kishin vënë në dispozicion të gjitha makinerit e tyre luftarake, me të vetmin qëllim, për të fshehur krimin që kishin bërë. Në ballë të këtyre ofensivave, qëndroni djemt e vajzat më të mirat të Kombit, duke ua pamundësuar arritjen e qëllimeve të tyre.

Gjatë gjithë ditës atë ditë u luftua ballë për ballë, dhëmb për dhëmb, një luftë e pabarabartë, por misioni ishte i shenjtë, i rëndësishëm e jetik, ndoshta më i rëndësishëm se jeta e Luftëtarëve të LIRISË, të cilët kishin për qëllim, mbrojtjen e kufomave, pasi që tek e fundit të gjithë ata luftëtarë të UÇK-së, kishin trembur vdekjen nga vetja, ishin në dijeni se edhe ata mund të qëllohen, por kishin një mision, kërkonin më të mirën për vendin, të cilën e arritën falë sakrificës qytetare shqiptare, fal gjakut, mundit e djersës së luftëtarëve të lirisë, fal ndihmës ndërkombëtare, në theks të veçantë të SHBA-ve e miqve tjerë, që donin një Kosovë ndryshe.

Deri sa po shkruaj, nëpër kokë po më sillen kujtime të periudhave te ndryshme, por nuk kam parë e as dëgjuar të jetë kërkuar fajtorët e kësaj ngjatje monstruoze, nuk është ulur askush në bankën e të akuzuarve. Asnjëherë nuk kanë reshtur së kërkuari, përmes deklarimeve mediatike, qoftë nga politikanët ndërkombëtarë apo ata vendorë, por asnjëherë iniciativa serioze për tu trajtuar kjo masakër dhe shumë të tjerave anembanë vendit.

Dorën në zemër, për mos reagim të këtyre ngjarjeve, fajori gjendet brenda faktorit ndërkombëtarë, korit diplomatik të akridetuar në vendin tonë, por kjo nuk i shfajson politikanët vendorë të cilët kanë zënë vende në Parlamentin e Kosovës, kanë futur veshët në lesh dhe janë mjaft të dëgjueshëm edhe atëher kur kanë të drejt.

Nuk kam për ta kuptuar asnjëherë insistimet e faktorit ndërkombëtarë për ta barazuar agresorin, për t’pasur njerëz të gjykuar me çdo kusht edhe nga radhët e UÇK-së, ata të cilët mbrojtën vendin, nderin, familjet e tyre kundër okupatorit serb, për ta barazuat luftën e “SHENJTË TË UÇK-së”, me krimet çnjerëzore të pushtetit serb në Kosovë.

Nuk kam për ta kuptuar asnjëherë qëndrimin e faktorit ndërkombëtarë karshi interesave serbe, ani pse në zhvillimet politike, qasja e tyre duhet të jetë e paanshme, konsideroj se është e pandershme, e pamoralshme një krahasim çfarë servohet ditëve të sotme, duke barazuar agresionin me viktimën.

Sot në përvjetorin e nëntëmbëdhjetë, Reçaku dhe historia e tij mbetën barrë e vendit. Dikush duhet në ulët në bankën e të akuzuarve për këtë masakër.

Le të gjykohen ata që vranë e që masakruan, ose të gjykohemi ne të gjallët, luftëtarët e lirisë që qëndruam në mbrojtje të tyre, me të gjitha forcat që dispononim.

Përmes një gjyqi, do të lehtësohen dhimbjet e të gjithë atyre që humbën të dashurit e tyre aty,pa asnjë shkas, vetëm pse flitnin shqip, për tu prehur në paqe shpirtrat e atyre që u ekzekutuan aty, për të parë e prekur drejtësi ndërkombëtare, për ta gjyuar kriminelin.

Reçaku dhe historia e tij sollën ndryshime, politika ti përveshet punës, e vërteta duhet të sillet në vend, kriminelët duhet ndëshkuar, apo ndoshta duhet pritur bashkësinë ndërkombëtare, deri sa te ngopet me kërkesat e një vendi të llastuar siç është Serbia, e cila na vrau, na dëboi nga shtëpitë tona.

Lavdi për jetë e mot të rënëve për lirin e vendit.

Lavdi Reçakut heroik!….

 

Shkruan Nexhat Shahini

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img