‘Zonja e Vjetër’ thuhet se është e gatshme t’i ofrojë 76 milionë funte për reprezentuesin gjerman, që së fundi ka nënshkruar kontratë afatgjate me Real Madridin.
Pas largimeve të shumta viteve të fundit në mesfushën e Juventusit, si Vidal, Pirlo e Pogba, kampionët e Serie A janë në kërkim të një mesfushori rreth të cilit do të ndërtohej edhe ekipi, që do t’i sillte suksesin në Ligën e Kampionëve.
Por për të arritur të Kroos, Juventusit i duhet të paguaj klauzolën prej 225 milionë funtesh që i ka vendosur Real Madridi.
.