Në konkurrencën e femrave, në kuadër të gjysmëfinaleve, Drita është mposhtur në Gjilan nga Tirana edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 3-0 (të parën e kishte humbur 3-1), ndërsa Fer Volley e ka pësuar 3-1 nga Skenderbeu dhe, pavarësisht se vashat kosovare kishin triumfuar në ndeshjen e parë me rezultat 3-2, është skuadra nga Korça që vazhdon tutje për shkak të fitores më të thellë në përballjen e dytë.
Por kryesia e KV Fer Voley pas ndeshjes ka publikuar një reagim, përmes të cilit ka shprehur pakënaqësinë në lidhje me pritjen dhe sjelljet e vendasve ndaj këtij klubi.
Reagimi i plotë i KV Fer Voley
- REAGIM *
KRENAR ME KËTË SKUADËR
Të dëshpëruar totalisht …
Rezultati ishte gjëja e fundit që u mendua sonte.
Arritëm dje ne ora 13:40, mikpritja 0, nuk zbatuan as një pjesë të marrëveshjes si fillim na ndërruan hotelin pika dytë nuk na shtruan drek edhe pse udhëtuam 300 km dhe marrëveshja ishte e tillë .
Hoteli ku ne u vendosem vetëm hotel nuk mund të quhej , jo ngrohje , jo ujë, jo ushqim i mirë, jo internet sikur kjo te mos mjaftonte mbrëmë muzikë live vetëm për të penguar qetësin gjë që definitivisht nuk e kishim menduar se do arrinte deri këtu . Sot u detyruam ta lëshojmë hotelin në mëngjes pasi kushtet ishin të tmerrshme, në analizë e sipër kapëm në flagrancë njerëz të cilit ingjizonin çdo bisedë tonën kjo pa dyshim është e turpshme , u ankuam në federatë me video me gjitha provat tona kaq kishim mundësi .
Të ofenduar nga pika e parë e deri ne pikën e fundit kjo është ajo që ne morëm sot, realisht nuk e dinim a po luanim në Beograd apo në Korçë , të sulmuar me shishe gjatë ndeshjes referimi lë shumë për të dëshiruar por nuk i fajësojmë pasi edhe ata u sulmuan në setin e 3 të, gjithsesi kulmi arriti kur tifozët në kor këndojnë KOSOVË KOSOVË SHKO Q**** SE KËTU NUK KE PËR TË FITU ………!!!!!!! Do kishim kuptuar të ofendohej klubi por të ofendosh një shtet qe para një jave në shenjë nderimi ju kënduam himnin kombëtarë i pritëm me konferencë i nderuan me mundësit tona . DEFINITIVISHT NËSE KA DIKUSH QË KRENOHET ME KËTË FITORE TURP U QOFTË .
PRESIM REAGIM EDHE NGA FEDERATA SHQIPTARE E VOLEJBOLLIT DHE AJO E KOSOVËS PASI KJO LIGË DUHET TË ISHTE VËLLAZËRORE POR REALISHT NA DOLI ARMIQËSORE , thuhet në reagimin e klubit Fer Voley