20,11,2024

Reagon Jeton Emini: U shkarkova në bazë të marrëveshjes për qeverisje. Akuzat për keqpërdorim nuk qëndrojnë

Must Read

Pas publikimirt të vendimit  nga PAI se është shkarkur Këshilltari i Kryeministrit, Jeton Emini, e ku është thënë se “Emini ishte përfshirë në projekte të komuniteteve  të cilat janë konflikt interesi për përfitime personale” ka reaguar ish këshilltari Jeton Emini.

Këtë shkarkim sipas Eminit , e ka kuptuar përmes mediave dhe e  quan normale,  bazuar në kërkesën e partnerëve për qeverisje.

Por akuzat se ai është larguar për shkak të keqpërdorimeve  i quan të pabaza dhe thot se  nuk janë të vërteta.

Ky është reagimi i plotë i Jeton Eminit

Komunimatë për media

Të dashurë qytetarë, më lejoni që t’iu njoftoj që sot me datën 12.01.2021, në orët e pasdites, jam njoftuar përmes një portali se jam  liruar nga pozita e Këshilltarit Politik të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit që është publikuar në portal, ky vendim vjen si rrjedhojë e kërkesës së PAI-së bazuar në marrveshjen e bashkëqeverisjes në mes Kryeministrit dhe PAI-së.

Andaj, në përshkrimin e vendimit mund të shihet qartë që unë Jeton Emini, jam liruar nga detyra e Këshilltarit Politik të Kryeministrit, pra në vendim nuk shkruan që kam keqpërdorur detyrën por është më se normale që ky vendim pason si kërkesë nga partneri në bashkëqeverisje PAI.

Dhe kjo nuk më shqetëson aspak sepse Kryeministri zbaton kërkesën e partnerit që kishte në koalicion.

Mirëpo, të dashurë qytetarë në komunikatën e dërguar nga PAI në këtë portal figuron që:

,,PAI mendon se Jeton Emini ishte përfshirë në projekte të komuniteteve  të cilat janë konflikt interesi për përfitime personale”

Dhe kjo nuk qëndron aspak dhe se është totalisht e kundërta, pra janë ata që kanë përshirë familjarët e tyre në projekte.

Të nderuar qytetarë, për këtë unë do të kem sëshpejti një reagim publik me detaje.

Unë ju falenderoj jashtë mase për suportin që po më jepni sepse kjo tendecë për të dëmtuar imazhin tim është si pasojë që subjekti në cilin jam

,,Lëvizja për Bashkëveprim” është duke u rritur çdo ditë e më shumë.

Me respekt,

J.E

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img