18,04,2024

Reagon djali i Naim Tërnavës: Kjo është e vërteta e veturës luksoze (Foto)

Must Read

harisi5-780x439-768x432

Djali i Myftiut të Kosovës, Naim Tërnavës, Harisi ka reaguar përmes një e-mail të drejtuar edhe te Gazeta Blic, ndaj një shkrimi të publikuar gjithandej në media, ku thuhet se ai ka vetura të shtrenjta.

Ndonëse në shkrim janë publikuar edhe fotografitë ku Haris Tërnava shihet me vetura të shtrejnta, ai ka thënë se ato nuk janë të tijat,

Ai thotë se e ka një veturë Audi A 3, të vitit 2006.

Shënimi i plotë i tij:

Eshte e vertet e madhe se asnjehere ne jeten time nuk kam pasur vetur te shtrenjet,vetura te cilen e voziti eshte Audi -3 viti i prodhimit 2006.Kisha pasur deshire qe vertet te kam nje vetur te mire ,besoi se me vone do te kem fatin qe ta kem nje vetur te mire.
Ato fota qe i keni publikuar jane marre ne dasmen time,dhe ne sallone te veturave.Kete reagim po e beje jo per tu arsyetuar por per te treguar edhe njehere per shpifjet e genjeshtrat .
Gjendja e rende ekonomike dhe politike e cila ka renduar jeten e qytetareve te saj ne Kosove me bene qe asnjehere te mos merrem me juve edhe ashtu jemi mesuar qe te lexojme shpifjet dhe intrigat e juve.
Por te merrem me pune me madhore te cilat shkojne ne te mire te shoqerise dhe atdheut tone.Ju shkruani e rreni sa te doni por gjerat qendrojne ndryshe nga ajo qe keni shkruar ju.
Shume here keni shkruar edhe dhe keni dezinformuar opinionin se kinse une kam bere thirrje per shkuarje ne Siri.Une eshte e vertet se diten kur u helmuan 1600 femije ne Siri,kur shokonim skena trishtuese e teper te dhimbshme,ne kohen kur opozita Siriane vinte per vizit ne Prishtine,kur qeveria e Kosoves perkrahte opoziten Siriane kunder regjimit te Asadit pra ne gusht te vitit 2013,atehere kur bota e moderuar demokratike ishte kunder keti regjimi brutal,atehere kur perfaqsues te qeveris sone merrnin pjese neper konferenca si ne Paris te emertuara si miqet e Sirise, kur e pashe nje video ne Youtube, kur pashe femije te masakruar te helmuar te bere cope ajo me shtyri qe te ngriti zerin kunder ketyre padrejtesive qe ju benin femijeve, grave e pleqve.E assesi nuk ka te beje me thirrje per te shkuar ne Siri,bile koha kur eshte publikuar kjo video atehere ende nuk ishte dal ne skene grupi kriminel i Isisit.
Ne jemi njerez dhe feja jone na meson qe te kemi dhembshuri mbi njerezit e pa fajshem,a ne veqanti kur jane ne pyetje femijet,grat dhe te shtyerit ne moshe.
Une edhe nese deshiroi te beje thirrje per te shkuar ne Siri kete nuk ma lejon feja sepse morrja pjese ne nje lufte ku ndodhin krime prej me te ndryshmve,ku vriten e masakrrohen njerezit e pa fajshem pa bere dallime, ku te qenurit njeri nuk ka vlere une kam qene dhe jan kunder kesaj.
Ju e dini pse e beni kete ne sherbim te kujt jeni, vetem nje e di dhe jam i sigurt se ne sherbim te atdheut jo.
Eshte hera e pare qe po kundervihem edhe pse shume here me keni fyer mua dhe familjen time mbetet ne ndergjegjen tuaj nese sado pak ka mbetur te ju qe ta shikoni veten ne pasqyre e te mos merreni me shpifje dhe intriga, por eshte edhe hera e fundit qe merrem me juve.
Te gjithe lexuesve te ketyre rreshtave iu kerkoi falje se ndoshta pak e zgjata, une ju pershendes me Selam me paqe, harmoni, mireqenie dhe dashuri mes njerezve pa varesisht vendin, gjuhen, racen, besimin, duke lutur Allahun xh.sh.qe mes njerezve dhe shoqerive njerezore deri ne kijamet te mbreteroj paqeja dhe harmonia, dhe te marrin fund vrasjet, luftrat e krimet neper bote.
E lus Zotin qe Kosoven, trojet tona por edhe kombin tone ne pergjithesi ta ruaj nga cdo e keqe.
Meshira e Allahut te na perfshine te gjitheve.

harisi10 harisi5-780x439-768x432 harisi2 harisi4

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img