27,12,2024

Reagon deputeti Tahiri, viktima e parë nga ligji për Dekriminalizimin

Must Read
dashamir-tahiri

 

Në një konferencë për shtyp, Tahiri tha se dënimi i tij për patentë false, është marrë pa dijeninë e tij dhe për këtë ai ka informuar KQZ. Ndërsa për paratë false, ai sqaroi se nuk është dënuar, por në atë kohë policia thjeshtë ka bërë një verifitikim.

Tahiri e konsideroi vendimin e marrë nga Prokuroria ai absurd, sepse sipas tij, dënimi për një patentë false nuk ka lidhje me ligjin e Dekriminalizimit.

“Unë jam vënë në dijeni nga Prokuroria dhe kam marë masat përkatëse. Mora masat përkatesë në Itali, duke pyetut dhe është një dënim për një patent false, i marrë në mungesë. Sa i përket parave false, unë kam qenë si visitor në Itali kam dhe qëndruar një bar, ku kam marrë një limonatë dhe kam marrë resto lireta false. Kur kam qenë atje, ka ardhë policia dhe ka bërë thjeshtë një verifikim, por nuk më ka dënuar. Kjo masë që ka marrë prokuroria më duket absurde, sepse këto dënime nuk bëjnë pjesë në ligjin e Dekriminalizimit. Dënimi ka qenë për patentë false. Në atë kohë ishte viti 2004 dhe shqiptarët shiheshin si delja e zezë. Unë nuk kam patur patentë false dhe kam kontaktuar organet përkatëse në rrugë ligjore. Ligji i Dekriminalizimit nuk mund të merret me patenta. Unë nuk qenë në dijeni dhe kam hyrë dhe kam dalë disa herë nga Italia. Në 2004 më kanë ndaluar për patentën dhe në 2009 kam marrë dënimin në mungesë.”

Ndër të tjera, Deputeti Tahiri u shpreh se nuk e sheh të arsyeshme që të lerë mandatin sepse ai është dënuar në mungesë dhe kjo vepër nuk ka lidhje me ligjin e Dekriminalizimit.

Një ditë më parë, organi i akuzës deklaroi se i kishte bërë kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit për deputetin e PDIU, Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami dhe kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi.

Tahiri, sipas Prokurorisë, në vitin 1995, në Foxhia të Italisë ka kryer krimin e falsifikimit të parave, ndërsa në vitin 2009, gjykata e Ravenës e ka dënuar me 9 muaj burg për përdorimin e një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar. Këto të dhëna, sqaroi akuza, deputeti nuk i ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit./tvklan.al

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img