23,12,2024

Reagojnë studentët: Priftërinjtë dhe murgeshat nuk i lejojmë në kampusin e UP-së

Must Read

“Unioni i Studentëve të Kosovës, shprehë kundërshtimin rreth deklarimeve të priftërinjve serb për organizimin e meshës në kishën ortodokse  të ndërtuar gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në reagim, shkruan lajmi.net.

Sipas USK-së, “Ne, si studentë nuk do të lejojmë që kampusi i Universitetit të kthehet  në Kampus të priftërinjëve e murgeshave”.

“Ne kërkojmë që të ruhet laiciteti i Institucioneve arsimore( Universiteteve dhe hapesirave universitare) duke marrë parasysh që edhe në bazë të Kushtetutës njihemi si vend laik.  Prandaj, iu bëjmë thirrje Institucioneve  të Kosovës që të marrin vendimin për këtë objekt ilegal të ndërtuar në vendin e destinuar vetëm për objekte universitare. Në të kundërtën , nëse legalizohet ne asnjëherë nuk do të pajtohemi që oborri ku ne duhet të bëjmë aktivitetet tona studentore te jetë i uzurpuar nga priftërinjtë pasiqë ne nuk pajtohemi që studentët dhe priftërinjte të ndajnë të njejtën hapësirë:, thuhet mes tjerash në reagim. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img