27,07,2024

Reagim zyrtar nga Interi, ja çfarë thotë për Juventusin

Must Read

Zikaltërit pas humbjes 1:0 nga Juventus, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj vendimeve kontroverse të gjyqtarëve të ndeshjes.

Kundër deklaratave te Interit, ka reaguar një drejtues i Juventusit, Lapo Elkan, duke thënë se skuadra nga Milano nuk është mësuar të humbas, dhe për këtë gjë nuk e pranojmë humbjen.

Kjo ka bërë që Interi të dalë me deklaratë zyrtare, kundër këtyre deklaratave.

“Në përgjigje të deklaratave të fundit të shfaqura në media, klubi nuk arrinë të kuptojë arsyen për të cilën Juventus vazhdon t’i referohet Interit, përderisa qëllimi ynë nuk ka qenë asnjëherë ata. Fakti që në qendër të vëmendjes është gjithmonë Inter, në mënyre evidente konfirmon rëndësinë e klubit tonë.

Kemi kërkuar llogari për vendimet arbitrare të diskutueshme në një ndeshje të rëndësishme për ne dhe në përgjithësi për Serie A. Por, ne pikëtojmë  vetëm për të ardhmen, të vetëdijshëm që kemi bërë një ndeshje të mirë në Torino, pavarësisht humbjes.

Çdokush ka historinë e tij, ne kemi tonën dhe jemi krenar”, thuhet në reagimin e Interit./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img