Pas lajmit në media elektronike se lojtari i KV”Luboteni” kohë më parë ka publikuar një foto në të cilën mbanë veshur fanellën me mbishkrimin “Kosova është Serbi” e që tani është angazhuar në ekipin e KV “Luboteni” të Ferizajt,përmes një komunikatë për media ka reaguar kryesia e Klubit të Volejbollit “Luboteni”
Reagimin e e plotë të Kryesisë së KV “Luboteni” mund ta lexoni në vazhdim:
Reagim i kryesisë së Klubit të Volejbollit “Luboteni”
Sot.më datë 10 Tetor.2016 ,Kryesia e KV “LUBOTENI” ,mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme,me qëllim të sqarimit të opinionit publik në lidhje me lajmin e trasuar në portalin medial www.veriu.info,se një lojtar i KV “LUBOTENI” nuk respekton institucionet e Republikës së Kosovës.
Kryesia e Klubit të Volejbollit “LUBOTENI” sqaron të gjithë sportdashësit dhe opinionin e gjerë publik se lojtari në fjalë,Miroslav Karaxhiq,i cili është shtetas i Republikës së Kosovës,foto me parullën në fjalë që përmend portal i lartpërmendur e ka bërë në periudhën kur nuk ka qenë lojtar i KV “LUBOTENI”, përkatësisht në vitin 2010.
Megjithatë Kryesia e Klubit në mbledhjen e mbajtur sot,duke u distancuar nga veprimet e lojtarit në fjalë,mori vendim që në bazë të Rregullores Nr. 01-2015,datë 17.Nëntor 2015, për organizimin dhe disiplinën e KV “LUBOTENI”, lojtarit Miroslav Karaxhiq t’i shqiptohet masa disiplinore, vërejtje me paralajmërim për largim nga Klubi i Volejbollit “LUBOTENI”
Sekretari i Klubit të Volejbollit “LUBOTENI” Shpend Rushiti.
Për këtë edhe lojtari Miroslav Karaxhiq ka dërguar një deklaratë klubit KV “Luboteni” përmes të cilës ka shpjeguar rastin .
Deklaratën e Karaxhiqit në origjinal mund ta lexoni në vazhdim (të pa përkthyer)