28,04,2024

Rasti ‘Brezovica’, prokurori: Janë ngrirë 6 milionë euro që u përkasin të arrestuarve dhe familjarëve të tyre

Must Read

Këtë të enjte ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës i koduar “Brezovica”, ku janë bastisur nëntë lokacione në tri komuna – Shtërpcë, Ferizaj dhe Prishtinë – si dhe disa zyra në Ministrinë e Mjedisit.

Prokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Rasim Maloku, ka thënë se nga aksioni i filluar në Brezovicë janë ngrirë 6 milionë euro që u përkasin të arrestuarve dhe familjarëve të tyre.

Maloku theksoi se pesë persona të tjerë në këtë rast nuk janë gjendur në shtëpi në momentin kur janë kërkuar nga policia.

“Më e rëndësishmja është se gjatë zhvillimit të hetimeve, nga të dhënat financiare që kemi siguruar nga bankat që posedojnë të pandehurit dhe familjarët e tyre kemi ngrirë rreth 6 milionë euro”, tha Prokurori Maloku në një konferencë për media.

Maloku thotë se shumica e mjeteve janë të pandehurve derisa një pjesë tjetër është e familjarëve që sipas tij dyshohen se janë fituar nga veprat penale.

Ndërsa, Kapiteni Agron Haziri thotë se katër persona janë arrestuar derisa njëri prej tyre është liruar me procedurë të rregullte, derisa për tre të tjerë është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

Kujtojmë, që bastisje dhe arrestime janë kryer sot në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe nëntë lokacione të tjera në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img