28,11,2024

Rashit Qalaj shprehet i kënaqur për ditën e parë të orarit të ri të kufizimeve

Must Read

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, është shprehur i kënaqur për ditën e parë të orarit të ri të kufizimeve.

Qalaj thotë se në ditën e parë pas vendosjes së masave të reja kufizuese janë shumë të kënaqur nga sjellja e qytetarëve.

Ai thotë se ka pasur njerëz që nuk kanë qenë mirë të informuar për masat duke qarkulluar pa maska apo ka pasur raste kur në vetura kanë qenë më shumë se dy persona.

Qalaj thotë se qytetarëve u lejohet përdorimi i makinave për t’u furnizuar vetëm nëse e kanë marketin jo më afër se 2 kilometër.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë thotë se ende është në fuqi masa e ndalesës së grumbullimit nëpër sheshe e parqe.

“Mirëpo një qytetar i moshës madhore, mund të shfrytëzoj kohën e vet prej 90 minutave dhe mund të del e të vrapoj mirëpo duhet ta respektojë vendin ku lëvizë”, tha ndër të tjera Rashit Qalaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img