26,12,2024

Rashit Qalaj kërkon nga policët që nga sot të jenë të “pamëshirshëm” ndaj atyre që nuk respektojnë masat

Must Read

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka kërkuar nga policia e Kosovës që nga sot të mos kenë tolerancë ndaj qytetarëve që nuk respektojnë masat.

Ai u ka bërë thirrje policisë dhe inspektorëve që të ndërmarrin masa ndaj qytetarëve dhe bizneseve që dalin kundër vendimeve të Qeverisë.

Qalaj po ashtu ka thënë se duhet të shqyrtohet mundësia që ato biznese që nuk respektojnë masat edhe të mbyllen.

“Fatkeqësisht po mungon kujdesi nga qytetarët mirëpo po ashtu kërkoj që policia të marrin detyra shtesë që ta kemi situatën më të mirë. Ju bëj thirrje policëve të Kosovës që tani e tutje, të mos lejojnë absolutisht qytetarët që nuk respektojnë vendimet e Qeverisë dhe ftoj inspektorët që ndaj çdo operatori që nuk ka respektuar masat, përveç gjobave të shikohet edhe mundësia  e mbylljes së lokaleve kafiterive e operatorëve të tjerë”, u shpreh ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img