Me datën 11 Mars 2020, Departamenti Amerikan i shtetit, ka publikuar raportin mbi të drejtat e njeriut për viti 2019, në kapitullin ku flet për Republikën e Kosovës, ky raport shfaq edhe problematikat e jetës të komuniteteve pakic, respektivisht atyre tê komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjipjan.
Ne PAI kemi analizuar raportin dhe vlerêsuar se ky raport ka përshkruar e vlerësuar jetën reale dhe faktike të këtyre komuniteteve.
Qazim Rahmani, Sekretar i Përgjithshëm i PAI-së, ka komentuar se të gjeturat e raportit të Departamentit Shtetit Amerikan , duhet të shqetësojnë Qeverinë dhe institucionet e Kosovës, lidhur me komunitetet tona, sidomos fusha e Punësimit, Kthimit, Ekonomisë e ajo Sociale.
“Ne, PAI si subjekt politik nga komuniteti Ashkanli kërkojmë që të gjeturat në këtë raport të përmirësohen dhe rekomandimet e tyre të zbatohen. Komuniteti Ashkanli ka nevojë për banim ma mirë, punësimi duhet të rritet dhe zhvillohet në komunitetin tonë,po ashtu deshifrojmë të jemi të barabartë me të gjithë si në fushën e ekonomisë, shëndetësisë dhe Edukimit. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thekson bukur mirë, se ligji që 10% në institucione tē jenë të punësuar nga komunitetet nuk po respektohet nga institucionet tona. Andaj vetëm punësimi dhe zhvillimi Ekonomik e social mundë të ngrit dhe përmirësoj jetën e komunitetit Ashkanli.Ne vlerësojmë këtë raport me të gjeturat e tij, dhe shpresojmë që Republika e Kosovës do të përmirësoj këto të gjetura” ka thënë
Qazim Rahmani