23,04,2024

Ramadan Mujën nuk e viziton askush

Must Read

ramadan-Muja-600

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ka mbetuar i vetmuar. Asnjë personalitet vendorë e ndërkombëtar nuk kanë pranuar të takohen, pas dënimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Muja është injoruar edhe nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo, gjatë mandatit të saj, në vizitat që ia ka bërë qytetit të Prizrenit, asnjëherë nuk është takuar me Mujën.

Muajn e kaluar kryetari Muja nuk është vizituar as nga Princi i Wales, Charles, pavarësisht që ky i fundit gjatë vizitës në Prizren, ka takuar edhe qytetarë në sheshin “Shatërvan”.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, bashkë me ish-drejtorët e tij është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Ramadan Klisurica thotë se personalitetet të cilët nuk kanë vizituar kryetarin Muja, kanë respektuar vendimin e Gjykatës.

“Unë këtë punë e shoh, si rrespektim të vendimit të gjykatës”, thotë ai.

“Krahas saj e shoh edhe si kujdes të shtuar që mos të japin hapësirë për interpretim të ndikimit në vendimet e gjyqesorit përmes realizimit të takimeve të tilla, sepse në njëren apo formën tjetër ato takime do të kishin kuptim të ofrimit të përkrahjes ndaj Mujës”.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, është injoruar edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

“Do të vizitoj edhe Prizrenin”,ka premtuar Mustafa sot në Mamushë, pa saktësuar se a do të takohet edhe me kryetarin Muja.

Mustafa, deri më tash ka vizituar shumicën e kryetarëve të komunave të Kosovës. Madje, ka vizituar edhe kryetarin e Malishevës, Ragip Begajn, pavarëisht që ky i fundit e prishin koalicionin me LDK-në. /PrizrenPress.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img