04,03,2024

Rama tregon a e njeh privatisht Vuçiq Kosovën (Video)

Must Read
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Rama ka treguar si Vuciq e kishte pyetur pse e pati bërë komentin lidhur me “padiskutueshmërinë e pavarësisë së Kosovës”, dhe përgjigjen e tij.

“Pasi e kemi mbaruar konferencën e shtypit herën e parë dhe kemi dalë, duhet të shkonim tek dreka zyrtare. Dhe ka qenë një moment shumë prej “luftës së ftohtë”: serbët ishin mbledhur të gjithë në një cep, Vuçiq ishte në mes. Kur na sollën gotat për të ngritur dolli, unë shkova për ta bërë këtë gjë. Dhe ata kthehen, por ishte si një mur prej tyre. Vuçiq tërhiqet pak dhe më thonë: “pse e bëre këtë gjë?” Dhe unë i them që “nëse për ne kanë rëndësi marrëdhëniet mes vendeve tona, duhet të jemi të vërtetë me njëri tjetrin. Dhe unë sot thashë një të vërtetë të cilën ti mund ta pranosh, mund të mos e pranosh, por nga mënyrë se si nuk e pranon varet cilësia e këtij raporti. Dhe harroje së në këtë raport mes nesh unë do të shmangem nga ajo që dua të them në sy”. Flasim hapur, drejtpërdrejtë, edhe për çështje me të cilat nuk pajtohemi”.

I pari i ekzekutivit shqiptar ndërkaq ka folur edhe për rolin e Shqipërisë në procesin çlirues të Kosovës, duke vënë theksin tek pozita prej faktori stabilizues e Shqipërisë që nga fillimi, që sipas tij është reflektuar edhe në qasjen ndërkombëtare ndaj çështjes së Kosovës.

“Rrethanat dhe historia e kësaj periudhe ka sjellur që të hapet një proces, të cilën gjë nuk e kemi bërë ne, por kancelarja Merkel. Në politikën e saj të jashtme Shqipëria ka pasur prirje të pandryshuar për të qenë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Dhe kjo ka qenë ndihmë shumë e madhë për Kosovën, sepse ajo që bëri të mundur luftën dhe mbështetjen shumë të madhe të aleatëve është fakti që shqiptarët nuk luftuar për një ide të tyre nacionaliste. Dhe Shqipëria me pozicionin e saj ka qenë gjithmonë garanci. Në të kundërtën Kosova do ta pësonte keq me mospërfshirjen e aleatëve në luftë”. “Për pak ditë pritet hapja e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për falsifikim të parasë në Ferizaj 

Me datën 28.02.2024, rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një lokal,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img