24,04,2024

Rama: Shkollat publike do të kthehen në hapësira njohëse për fenë

Must Read

edi-rama-dettaglio.jpgfilename_UTF-8edi-rama-dettaglio-640x380

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në aktivitetin e organizuar nga Komuniteti Mysliman për ditëlindjen e Profetit Muhamed “Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të – Krenaria e Njerëzimit”.

Rama u shpreh “në kohët moderne ku mbizotërojnë lehtësisht informacione të të gjitha llojeve, mendimit të lirë dhe të çiltër i merret fryma dhe i nëpërkëmbet emri në një lloj aleance terrori”.

Kreu i qeverisë tha se këto praktika joshëse po çojnë rininë drejt një rruge të panjohur.“Kulti islam ka promovuar këtu dijen dhe kulturën. Jemi përballë një pakti terrori, përballë kultivimit të injorancës”, tha kryeministri.

Shefi i ekzekutivit theksoi se duhet të çelim dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare. “Të mos i hapim dyert atyre që nëpërmjet Islamit kryejnë krime”, tha kryeministri Rama.

“Unë e përshëndes dhe si kryeministër jam krenar për komunitetin mysliman shqiptar. Një komunitet që në çdo moment ka luajtur një rol paqtues për kombin tonë dhe një komunitet që sot e mbështet plotësisht projektin tonë të ri për ta kthyer shkollën publike në një hapësirë njohëse jo vetëm për shkencat, por edhe për fenë”, tha Rama.

Rama deklaroi se kjo nuk forcon laicizmin por forcon themelet kulturës laike që për momentin kërcënohet nga ekstremizmi i dhunshëm.

“Ky projekt konsiston jo në cenimin e laicitetit të shkollës sonë, por në forcimin e themeleve të kulturës laike e cila është e dobët dhe e pafuqishme të përballet me format e ekstremizmit te dhunshëm apo ekstremizmit me kostum e kravatë nëse nuk arrin dot të pajisë fëmijët e të gjitha besimeve me instrumentin njohës për faktin fetar si gjenerues dhe me vëmendjen e mprehur për të mos rënë pre ndaj tundimeve të mëdha që joshin dhe që kthejnë në xhihadizëm vajza e djem pikërisht se mungojnë këto instrumente”, tha Rama.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img