04,02,2026

Rama ngushëllon familjarët e viktimave shqiptare të tragjedisë të Gjenovës

Must Read

“Farnesina dhe Ministria e Brendshme italiane konfirmojnë se dy shtetas shqiptarë, kanë humbur jetën në tragjedinë e Gjenovas” .

I pari i qeverisë bëri të ditur edhe identitetin e viktimave.

“Në vijim të komunikimeve me spitalin e Gjenovas dhe familjet përkatëse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë konfirmon se viktimat jane shtetasit shqiptarë, Marijus Djerri dhe Admir Bokrina”.

Kryeministri Rama, njofton se ambasadorja e Shqipërisë në Itali u ka shprehur drejtpërdrejtë  ngushëllimet familjarëve dhe ka ofruar mbështetjen e shtetit shqiptar, në këtë ditë kaq të rëndë për ta.

Nga ana tjetër, edhe konsullata në Milano është e gjitha në dispozicion të familjeve te viktimave shkruan mes tjerash në postimin e Ramës.

Të gjithë u jemi pranë familjeve të Marijusit e Admirit dhe ndjekim situatën orë pas ore, me të gjithë dhimbjen e keqardhjen e madhe për të gjithë burrat, gratë, fëmijët që humbën jetën në skenën apokaliptike të Gjenovas – përfundon statusi i Edi Ramës në Facebook.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img