04,12,2024

Rama: E ardhmja europiane e Shqipërisë – amanet që do e çojmë para

Must Read
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Në rubrikën “Komunikimi i Javës” në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë u ndal tek deklarata e pak ditëve më parë në Tiranë të deputetit gjerman Gunther Krichbaum lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas Ramës, “ata thjesht shfrytëzojnë rastin për ta përdorur edhe vendin tonë si ushqim për populizmin e tyre”.

“Mund të shtrembërojnë hapur konstatimin e KE dhe mund të gjejnë në mediat shqiptare një akses që në vendet e tyre as nuk e imagjinojnë. Përveç një grushti hiri që i japin Saliut nuk kanë ç’ti bëjnë Shqipërisë. Ata flasin në titull personal, nuk kanë mandat nga askush”, tha Rama.

Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se pa u zbatuar Vettingu, nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian ndërsa tha se ky nuk është momenti që ndërkombëtarët të shprehen për kushtet e Shqipërisë.

“Këta zëra përkojnë me bllokimin që i ka bërë Shqupi Vettingut, por nuk përkojnë me asnjë mendim ndërkombëtar. Parlamentit të BE do ti duhet të shprehet vetëm kur të jetë momenti për të përcaktuar një datë. Ne nuk jemi në momentin e përcaktimit të datës, ky është momenti për të nisur përgatitjet për tryezat e negocimit. Në këtë moment ka rëndësi vetëm se çfarë do të thotë në mes të dhjetorit Këshilli Evropian”, sqaroi Rama.

Por ai vijoi më tej duke vënë në dukje se çështja është nëse ajo tryezë do ta mirëpresë negocimin apo jo, kjo mbetet për tu parë.

“Dua tu siguroj të gjithëve se edhe sikur të shtohen kushte të tjera teksti final nuk do të letë lidhje me ato që thotë PD. Shqipëria ka parë gjithnjë në historinë e saj dallkaukë të tillë. Njerëz që kanë bashkëpunuar me dreqin e të birin për të mos e lënë Shqipërinë të ecë. Këta nuk janë as të parët e as të fundit që e bëjnë këtë”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se e ardhmja europiane e Shqipërisë është një amanet që me çdo kusht do të realizohet në sajë të reformave që do të ndërmerren.

‘’Shqipëria Europiane nuk është një ëndërr me sy hapur e këtij vendi, por është një amanet që ne do e çojmë përpara me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në sajë të reformave që do të ndërmarrim’’, përfundoi kryeministri Rama.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img