Rama: Brexit i hapë rrugë integrimit të Ballkanit Perëndimor

By FerizajPress

July 06, 2016

Përpara Brexit, ai u shpreh se dalja mund të vendoste në rrezik qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor, duke shtyrë perspektivën europiane. Tani që Brexit u konfirmua, kryeministri shqiptar tha në një intervistë për “France Culture” se, Ballkani mbetet i vendosur që t’i bashkohet Europës, pavarësisht efekteve negative që solli vendimi i Britanisë së Madhe.

Kryeministri e vlerëson si një rrugë të pashmangshme për modernizimin e vendeve ballkanike procesin e integrimit, sepse rrugën tjetër, atë që ndoqi Britania, kreu i qeverisë e konsideron si kthim në të shkuarën.

Rama, thotë radio franceze, është i keqardhur për mos – hapjen e bisedimeve, që do të thotë për të moskrijim i kushteve për vendet e Ballkanit për të lëvizur në rrugën e duhur. Kryeministri pranon se këto vende sot nuk jemi në lartësinë e duhur, por për të qenë në lartësi pas 10 vitesh, duhet të negociohet, thotë ai.

Rama thekson se euroskeptikët nuk kanë asnjë program tjetër përveç nacionalizmit. Ndërkohë që për të treguar pasojat pozitive të integrimit, sjell si shembull afrimin me Serbinë, në dy vitet e fundit, që e konsideron si historik dhe si rezultat i forcës tërheqëse të Europës.

.