17,09,2025

Rakiq në Prishtinë për murin, takohet me Edita Tahirin dhe Agim Bahtirin?

Must Read
Goran Rakiq

Rakiq ka paralajmëruar mbrëmë pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, se sot do të takohet me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës lidhur me murin ilegal në Mitrovicë.

Burime të lajmi.net thonë se Rakiq ka filluar takimin në Qeverinë e Kosovës me ministren e Dialogut, Edita Tahiri. Po ashtu në këtë takim është edhe Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës jugore.

Një takim i ngjashëm dhe me ndërmjetësim ndërkombëtar ishte mbajtur edhe më 8 dhjetor të vitit të kaluar po ashtu në Prishtinë.

Vuçiq mbrëmë ka thënë se Rakiq është pajtuar që ta rrënojë murin.

Lajmi.net do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë zhvillim…

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img