22,12,2024

Mustafa: Qytetarëve iu mungojnë informatat për sigurinë kibernetike

Must Read

Grupi punues për implementimin e Strategjisë për Siguri Kibernetike të organizuar nga Sekretariati i Strategjive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, njëkohësisht Koordinator Nacional, z. Nehat Mustafa, mbajti takimin e radhës.

Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të dytë të këtij vitit, të të gjitha institucioneve të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektiveve e përgjithshme të Strategjisë per Siguri Kibernetike; themelimin e CERT-ave nga disa institucione; përpjekja për themelimin e CERT-it  Qeveritar dhe atij Nacional si dhe u prezantua përbërja e Këshillit Shtetërorë per Siguri Kibernetike .

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa, fillimisht  përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për punën e bërë deri më tani  dhe vlerësoi se gjatë periudhës janë mbajtur disa takime të rëndësishme si jashtë dhe brenda vendit.

Gjithashtu z. Mustafa tha se për kundër përshtypjes së krijuar në opinionin  se  qytetarët kanë njohuri  mbi sigurinë kibernetike  e vërteta është shumë më ndryshe dhe lirisht mund të  konstatojmë se njohuritë mbi rreziqet  e sulmeve kibernetike  dhe sigurinë kibernetike në përgjithësi  u mungojnë  edhe një pjesë e madhe  e qytetarëve  si dhe zyrtarëve të institucione publike .

“Është  shqetësues  debatimi  i rishikimit të buxhetit në   Kuvendin e Republikës së  Kosovës ku përkundër faktit  që  buxheti   për teknologjinë informative  deri ne 88% u shkurtua  kaloi në heshtje nga  të  gjithë deputetët ( me përjashtim të njërit )  duke dëshmuar  që  deputetet  në mungesë të informacioneve që  kanë  nuk e kanë parë të arsyeshëm  ta kundërshtojnë këtë shkurtim buxheti”- tha Zëvendësministri Mustafa.

Të gjithë anëtarët e këshillit me kontributin e tyre  gjatë   këtij takimi  konfirmuan  gatishmërinë e tyre  maksimale dhe përpushjen e objektivave të parapara nga Strategjia  për Siguri Kibernetike  duke shpresuar  që edhe  vendim-marrja në institucionet më të larta të jetë  pro kësaj strategjie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img