Ata thonë ky është provokim, pasi që aty nuk plotësohen kushtet për rite fetare, ndërsa dihen edhe rrethanat në të cilat është ndërtuar ajo kishë.
Për ta kjo meshë u mbajte pikërisht për të tensionuar shqiptarët.
Ndryshe, ipeshkvi i Rashkë-Prizrenit Teodosije, mëngjesin e sështunës, me disa priftërinj tjerë, zëvendëskryeministrin e Kosovës, Branimir Stojanoviq, zyrtarin ndërlidhës të Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviçqviq, dhe rreth 20 besimtarë, ka kënduar himnin e Krishtlindjeve në këtë objekt.
“Kemi ardhur në tempullin e Krishtit Shpëtimtar, këtu në Prishtinë, sepse kemi dashur që Krishti së pari të lindë në dioqezën tonë, në tempullin tonë. Tempull ky që është i mbyllur, i bllokuar nga dikush që nuk lejon priftërinjtë dhe të krishterët ortodoksë të hyjnë në të, dhe gjithashtu, tempull i vendosur në qytetin ku sot nuk ka serbë ortodoksë. Kanë mbetur disa dhjetëra sosh por që jetojnë në frikë”, ka thënë Teodosije.
.