29,03,2024

Qytetarët: Jahjaga si “mbretëresha Teutë”

Must Read

jahjaga

Edhe pse shpeshherë ishte bërë protagoniste e disa emisioneve për gabimet të cilat i bënte para mediave, disa nga qytetarët punën e saj po e cilësojnë të mirë dhe të rëndësishme. Sipas tyre, presidentja Atifete Jahjaga ishte femra e parë në krye të një shteti në Ballkan që nga koha e ilirëve dhe mbretëreshës Teutë.

Disa nga qytetarët e intervistuar nga KosovaPress thonë se ajo ka qenë punëtore, bujare dhe mbi të gjitha e pakorruptuar, dhe se mediat nuk do të duhej t’i jepnin hapësirë gabimeve që i bënte ajo, pasi sipas tyre, ajo ishte e një niveli të lartë presidencial.

Kur Jahjaga ishte zgjedhur si presidente e vendit, nuk ishte pritur që ajo të punonte kaq mirë si tani, tha Sabit Grajqevci. Por, sipas tij, më e rëndësishmja është se gjatë mandatit të Jahjagës nuk ka pasur asnjë aferë korruptive.

“Presidentja qysh është zgjedhur nuk u prit që punon kaq mirë, me të thënë të drejtën. Pa gabime, ka qenë e pakorruptuar, asnjë aferë presidenca në kohën e saj nuk e ka pasur. Ka qenë shembull, asnjë president – kapak i ka përly duart, edhe ky që vjen nuk besoj që mundet me zëvendësu por…se ky e livdoi por nejse, ky e zgjedhi forca e krahut se për president është dashur të zgjidhet një njeri jashtë-partiak, akademik, një njeri që i ka hije dhe i mbështetur nga i gjithë popullit”, tha Grajçevci.

Por, vlerësimet më të larta për presidenten Atifete Jahjaga i ka qytetari Ramë Hajdari. Ai madje e ka krahasuar edhe me mbretëreshën Teutë.

“Sa i përket kryetares së shtetit z. Atifete Jahjaga, unë kam vetëm fjalë miradije për të. Ka qenë një kryetare bujare, punëtore, e paanshme politikisht, aq sa unë kam mundur ta vlerësoj. Mendimi im personal. Është një kryetare shqiptare e para pas Teutës e atyre të tjerëve më të moçëm në Kosovë dhe mandatin e saj e ka kryer me suksese gjë që edhe perëndimi edhe shtetet e jashtme e kanë vlerësuar punën e saj më të mirën të mundshme”, tha Hajdari.

Ndërsa, një qytetar i Shqipërisë, që ishte në vizitë në Kosovë, presidenten e Kosovës e mban mend për përpjekjet që bënte për t’i bashkuar pozitën dhe opozitën. Ndërsa, për gabimet që presidentja i bënte, Bekim Bici tha se mediat nuk duhej t’u jepnin hapësirë mediale këtyre gjërave.

“Jam qytetar i Shqipërisë. Ajo që mund të mbahet mend janë ndoshta përpjekjet e presidentes për dialog politik mes dy palëve tjera. Opozitës dhe Qeverisë. Pastaj, janë edhe disa nga ato ngjarjet e bujshme që disa i quajtën edhe si të turpshme të presidentes për të cilat mendoj se media e kishte gabim që postoi të tilla gjëra për shkak se ajo ishte në kuadrin e një niveli të lartë presidencial. Nuk besoj diçka tjetër, por ky që po vjen se mbaj mend fare dhe s’dua ta mbaj mend”, tha Bici.

Ndryshe nga të tjerët, Sahit Shala tha se nëse presidentja do të kishte punuar sikurse tani në përfundim të mandatit, ajo do kishte qenë e shkëlqyer.

“Të kish punu sikur në mbarim të mandatit, të kish punu edhe prej fillimit të njëjtën punë kishte qenë e shkëlqyer. Përndryshe, ka qenë edhe e ndikuar për një kohë të gjatë kështu që më shumë s’kam çka të them”, tha Sahit Shala.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ishte zgjedhur presidente e Kosovës më datën 7 prill të vitit 2011.

Presidentja në largim, Atifete Jahjaga është presidentja e parë pas vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova e cila ka përfunduar mandatin e saj të rregullt 5-vjeçar, pasi që Kushtetuesja kishte konstatuar se dy ish presidentët, Begjet Pacolli dhe Fatmir Sejdiu kishin shkelur Kushtetutën, më ç’rast ata u detyruan të japin dorëheqje. /KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img