23,12,2024

Qytetarët ferizajas, një varg kërkesash në adresë të pushtetit

Must Read

Takimet konsultative këtë të hënë janë mbajtur në shkollën e fshatit Kosinë në të cilin merrnin pjesë banorët e fshatrave: Lloshkobare, Koshare, Dremjak dhe Slivovë , ndërsa takimi tjetër është mbajtur në shkollën fillore në fshatin Softaj me banorët e fshatrave Sazli,Talinoc i Muhaxherëve, Pojatë, Rahovice dhe Papaz.

Në hapjen e këtyre takimi i kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se këto takime kanë një rëndësi shumë të madhe për të gjithë qytetarët sepse përmes tyre përcaktohen edhe prioritete për vitit në vazhdim.

Kryetari Svarqa, ka thënë se buxheti për vitin 2017 kap shumën prej prej 26 milion e 485960 eurove, prej të cilit 22 milion vijnë nga granti qeveritar ndërsa 4 4859060 nga të hyrat vetanake, që është një kontribut i drejtpërdrejt i përmbushjes së arkës së komunës nga qytetarët përmes pagesave të ndryshme.

Edhe drejtori i Infrastrukturës, Gafurr Ilazi, qytetarët e pranishëm i ka njoftuar lidhur me projekte të shumtat cilat janë alizuar dhe që pritete të realziohen gjatë viteve në vazhdim.

Banorët e këtyre fshatrave në këtë takim nga zyrtarët komunal kanë kërkuar kryesisht projekte të cilat bazike për ta siç është asfaltim rrugësh dhe rrugica, ujësjellës, kanalizim, dhe projekte të tjera të cilat janë më rëndësi jetike për ta.

Të martën do të mbahen edhe këto takime: në orën 18:00 në Surqinë ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik edhe banorët e fshatrave: Cërnillë, Prelez i Muhaxherëve, Mirash dhe Terrn, ndërsa në orën 20:00 takimi do të mbahet në Muhovc ku do të marrin banorët e fshatrave: Prelez i Jerlive. Saraisht dhe Talinovc i Jerlive.

13925819_1229609880407166_3115413283395389043_o 13925941_1229609807073840_5201979849405480482_o 13975497_1229609757073845_7272168603242724518_o 13913652_1229609803740507_4554375217849201077_o 13987574_1229609560407198_4346782439660963546_o

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img