04,05,2024

QKUK sërish telashe me tenderin e pastrimit

Must Read

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka vendosur të respektojë vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) në lidhje me aktivitetin e prokurimit “Pastrimi i hapësirave të brendshme të QKUK-së”.

Ky vendim i OSHP-së ka kthyer në rivlerësim tenderin në lidhje me pastrimin e hapësirave të spitalit më të madh në vend.

“Autoriteti kontraktues në afat prej 10 ditësh duhet ta informojë me shkrim panelin shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit dhe palët tjera në procedurë”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Gjithë kjo ka ardhur pas një ankese në OSHP të konsorciumit “Krasniqi dhe Beni Schaferberger”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img