29,03,2024

QKMF- Ferizaj: Gushti me numrin më të madh të shërbimeve që nga fillimi i pandemisë

Must Read

Me shtimin e numrit të rasteve me COVID 19, në fillim të muajit gusht, QKMF në Ferizaj mobilizoi edhe njëherë të gjitha ekipet mobile, që tash e sa muaj po ofrojnë shërbime mjekësore anti-covid, brenda institucionit dhe në terren.

Në secilin nga këto ekipe u shtua numri i punëtorëve me qëllim të shtimit të kapacitetit të punës, mirëpo për shkak të shtimit enorm të rasteve u shfaq nevoja e caktimit të QMF 1, si hapësirë e veçantë për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

Gjatë periudhës 18-31 gusht në këtë qendër (QMF 1) janë dhënë 875 infuzione për pacientët me covid. Ndërsa për pacientët e dyshuar për covid, në dhomat e veçanta nëpër QMF-të e tjera janë dhënë edhe 429 infuzione dhe janë kryer 2265 vizitave mjekësore.

Në vazhdimësi, Përveç vizitave dhe shërbimeve brenda institucionit, për pacientët e moshuar dhe ata në gjendje më të rëndë, ekipet mobile kanë ofruar shërbime nëpër shtëpitë e tyre. Numri i këtyre shërbimeve gjatë muajit gusht arrin në gjithsejtë 856 shërbime.

Intensitet i lartë i punës është vërejtur edhe në njësinë e shërbimeve diagnostike: në kabinetin e radiologjisë janë ofruar 379 shërbime, ndërsa në laborator 556.

Për mbikëqyrjen e gjendjes shëndetësore të pacientëve me covid ka funksionuar edhe Qendra e thirrjeve me gjashtë infermiere, të cilat kanë kontaktuar pacientët e infektuar me qëllim të monitorimit dhe vlerësimit të gjendjes së tyre, si dhe ofrimit të këshillave.

Brenda muajit gusht janë shënuar gjithsejtë 3590 kontakte telefonike me pacientët. Kërkesa të larta ka pasur edhe për teste rapide antigjenike,

Gjatë gushtit janë bërë 2868 teste të tilla, prej të cilëve 999 kanë rezultuar pozitivë.

Në anën tjetër, në Qendrën e Vaksinimit, në shkollën “Zenel Hajdini” ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit sipas planit shtetëror për vaksinim në masë.

Që nga muaji prill kur ka filluar vaksinimi, e deri në fund të muajit gusht janë vaksinuar gjithsejtë 52703 qytetarë me doza të para e të dyta, ndërsa vetëm brenda muajit gusht janë dhënë 25052 doza.

Numri i përgjithshëm i shërbimeve anti-covid të ofruara në QKMF – Ferizaj gjatë muajit gusht është 11818, që paraqet numrin më të lartë që nga shfaqja e pandemisë COVID-19.

Krahas angazhimit të pandërprerë në ofrimin e shërbimeve për të gjithë pacientët, personeli i QKMF-së, gjegjësisht 20 infermiere, pas kërkesës së menaxhmentit të Spitalit të Përgjithshëm, janë dërguar nga QKMF për të ofruar ndihmë në spital pas fluksit të madh të pacientëve me COVID-19.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img