28,04,2024

QKMF falënderon policinë e Ferizajt dhe shkollën “Zenel Hajdini” për ndihmën e dhënë gjatë procesit të vaksinimit

Must Read

Në procesin e vaksinimit anti-covid në QKMF-Ferizaj, përveç personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, kanë kontribuuar edhe Shërbimi Policor i Kosovës, me kujdesin ndaj mbarëvajtjes së procesit dhe Shkolla e Mesme “Zenel Hajdini”, me lirimin e hapësirës së Sallës së Edukatës Fizike, për të krijuar kushte më të volitshme.

Në shenjë falënderimi për mbështetjen e ofruar, menaxhmenti i QKMF-së ka ndarë mirënjohje për këto dy institucione. Zëvendësdrejtori i QKMF-së, Dr.Afrim Abazi, Koordinatori i Cilësisë, Dr.Hesat Shatrolli dhe Koordinatori i SISH-it, z.Bekim Salihu vizituan sot institucionet në fjalë dhe i dorëzuan mirënjohjet z.Basri Shabani, Drejtor i Shërbimit Policor në Ferizaj dhe z.Abdullah Imeri, Drejtor i Shkollës së Mesme “Zenel Hajdini”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img