19,05,2024

Qeveria zbut masat anti-COVID, hiqet ora policore-gastronomia punon me orar të plotë

Must Read

Pas rënies së rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës ka vendosur të lehtësojë masat anti-COVID, duke hequr kufizimin e lëvizjes dhe lejemin e punës së gastronomisë në orar të plotë, me shfrytëzimin e 50 % të kapaciteteve.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se “në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19”.

Me vendimin e Qeverisë është hequr kufizimi i lëvizjes (ora policore).

Me vendimin e ri lehtësim sektori i hotelerisë dhe gastronomisë do të punojë me orar të plotë .

“Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19. Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50 për qind të kapacitetit të hapësirës”, thuhet në vendim.

Vendimi për masat e reja hyn në fuqi nga dita e sotme, 1 mars 2022.

Vendimi i plotë i Qeverisë:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img