17,11,2025

Qeveria vendos që dasmat të mbahen me 300 persona, hapen edhe klubet e natës

Must Read

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja, ku është lejuar që dasmat të mbahen me më shumë të ftuar dhe orari të zgjatet deri në ora 01:00, si dhe është bërë e mundur që të hapen klubet e natës.

Sipas vendimit të fundit, do të lejohet mbajtja e ahengjeve familjare e mbrëmjeve të maturës deri në orën 01:00.

Klubeve të natës do t’u lejohet muzika deri në orën 01:00. Atyre u lejohet lirimi i hapësirës deri në orën 01:45.

Shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23 në ditët e punës.

Kurse të premten dhe të shtunën do të lejohen deri në orën 00:00.

Operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve lejohen të punojnë duhet shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulësve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës.

Ata nuk mund të kenë më tepër udhëtarë sesa që posedojnë ulëse.

Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në 3 udhëtarë.

Këto masa të reja do të hyjnë në fuqi sot.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img