13,07,2025

Qeveria: S’ka pushim të hënave kur festat zyrtare bien në vikend

Must Read

Qeveria e Kosovës në mbledhjen korresponduese me kryeministrin Avdullah Hoti ka miratuar projektligje, vendime dhe dokumente të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Ndër to ka marrë vendim që në ditët e festave zyrtare kur i bie e shtunë ose e diel, nuk do të pushohet më të hënën.

Qeveria vlerëson nismën legjislative të iniciuar nga deputetët propozues të Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, nëpërmjet së cilës krijohet baza ligjore për shënimin e Ditës së Egjiptianëve më 24 qershor, si ditë memoriale.

“Qeveria e konsideron të nevojshme që ky projektligj duhet të plotësohet dhe ndryshohet dhe neni 4 të fshihet në tërësi dhe të riformulohet si në vijim: “Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, nuk do të jenë ditë pushimi ditët pasardhëse të punës”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga të falsifikuara në Han të Elezit, në pranga një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në pikën kufitare në Han të Elezit është ndaluar një veturë e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img